Antony Blinken lë të hapur mundësinë për armë shtesë për Ukrainën

“Meqenëse ajo që bën Rusia ka ndryshuar dhe ndërsa fusha e betejës ka ndryshuar, ne jemi përshtatur,” u ka thënë Blinken gazetarëve.

“Një nga qëllimet e vizitës sime në Kiev dje ishte të dëgjoja nga partnerët tanë ukrainas se çfarë ata besojnë se u duhet tani për t’u marrë me fushën e betejës aktuale, duke përfshirë Ukrainën lindore dhe pjesë të tjera të vendit. Unë mund të them se ne do të përshtatemi sipas nevojës në mënyrë që të mbrohemi kundër agresionit rus”, ka shtuar ai.

Ai udhëtoi për në Varshavë të enjten pasi kaloi një ditë në Kiev me sekretarin e Jashtëm britanik, David Lammy, gjatë së cilës ata u zotuan t’ua përcjellin krerëve të tyre kërkesat e Ukrainës.

Të mërkurën, Blinken dhe Lammy njoftuan se Shtetet e Bashkuara dhe Britania kishin premtuar rreth 1.5 miliardë dollarë ndihmë shtesë për Ukrainën gjatë vizitës së tyre në Kiev. Blinkeni njoftoi më shumë se 700 milionë dollarë ndihmë humanitare, ndërsa Lammy konfirmoi se vendi i tij do të sigurojë 782 milionë dollarë të tjera ndihmë dhe garanci kredie.