ZYRTARE/ Një ditë para derbit kundër Partizanit, Dinamo prezanton Ilir Dajën si trajnerin e ri

Ilir Daja zyrtarisht është trajneri i ri i Dinamo City.

Trajneri 57-vjeçar u largua pas më shumë se dy vitesh e gjysmë me Ballkanin në Kosovë, duke u rikthyer te klubi që u shpall kampion.

Një ditë para derbit kundër Partizanit, Daja doli para medieve me drejtuesit e klubit.

Me vetëm një javë në dispozicion për të stërvitur lojtarët, Daja rikthehet në futbollin shqiptar dhe konkretisht me Dinamon në një ndeshje derbi.

Të enjte në orën 19:00 në "Arenën e Demave" Ilir Daja do drejtojë për herë të parë ekipin në një ndeshje zyrtare, me objekivin që është i qartë, një vend në "Final 4" për të luftuar për titullin kampion.