TMERR në linjën Tiranë-Stamboll/ Indiani tentoi të hapte derën e emergjencës gjatë fluturimit, avioni kthehet sërish në Rinas

Një incident ka ndodhur sot në linjën Tiranë-Stanboll. Avioni kishte pak minuta që ishte ngritur, ndërsa mes udhëtarëve ishte dhe një indian që po deportohej.

Duke përfituar nga situata ai u përpoq të hapte derën e emergjencës,  por është ndaluar nga ekuipazhi i avionit, si dhe pasagjerë.

Veprimi i tij terrorizoi jo pak 200 pasagjerët në bord. Ndërkohë, piloti u detyrua të kthehej sërish në Rinas për të rregulluar derën.