Dritan Dajti kërkon lirinë, Qafa: Ai nuk ka pranuar autorësinë e vrasjes së 4 oficerëve

I ftuar ditën e sotme, në studion e lajmeve të "Ora News", ishte avokati Alban Qafa, për të folur se si kanë ecur procedurat në Gjykatën e Elbasanit, për çështjen e Dritan Dajtit.

"Përsa i përket ngjarjes që akuzohet, Dritan Dajti nuk e ka pranuar autorsinë dhe ka arsyet e veta dhe provat e veta që nuk e ka pranuar autorsinë e vrasjes së 4 oficerëve.

Nga ekspertiza ka rezultuar që oficeri që ka marrë pjesë në operacion, Fatos Xhani ka 3 predha, ato i ka hyrje të plumbave nga mbrapa dhe dalje para. Dritan Dajti ka qenë përballë. Nuk mundet të gjuaj dikush që është përballë të ta sjelli plumbin nga mbrapa kurrizit. Sajmir Duçkollari sipas ekspertizës, ka plagë nga e majta në të djathtë dhe nga poshtë lartë. Dritan Dajti ishte ke tuareku përballë. Kurse vendodhja e trupit ku është gjetur Kastriot Feskaj, aty ka qenë Altin Dizdari, sepse mbetjet biologjike që është gjaku është i Altin Dizdarit ndërkohë që e kanë nxjerrë përpara sikur ka qenë Kastriot Feskaj, i cili ka hyrje plumbash nga mbrapa kurrizit por ka dhe nga para", tha avokati.