Me pranga në duar/ Ky është momenti kur autori i vrasjes në Roskovec shoqërohet nga policia (VIDEO)

Me pranga në duar dhe i shoqëruar nga dy efektivë policie. Ky është momenti kur autori i vrasjes së dyfishtë në Roskovec.

Autori qëlloi për vdekje ku u qëlluan dhe u vranë me armë zjarri dy persona, Gramos e Lavdosh Kurti  nga Altin Kuka.

Shkaku, dyshohet se djali i autorit ka pasur një zënkë me dy viktimat

“Rreth orës 14:00, në fshatin Kurjan, dyshohet se shtetasi A. K., 49 vjeç, ka vrarë me armë zjarri, shtetasit L. K. dhe G. K. Shtetasi A. K. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.” – njofton policia.

Arma e zjarrit është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.