Arrestimi i Rexhë Byberit, Tafani: SPAK ka vonuar me këtë çështje...
I ftuar ditën e sotme në studion e lajmeve në "Ora News", në një lidhje të drejtpërdrejtë në "Skype", ishte analisti Endri Tafani, për të folur për arrestimin e Rexhë Byrberit.
"Përgjegjshmërinë duhet ta kenë në mënyrë absolute. Ajo që tregon ky rast është kalbëzimi i gjithë strukturave të pushtetit. Vetë personi në fjalë ka qenë dikur zyrtar i LSI, pastaj ka ikur në një tjetër parti. Gjë që është pak si... Një person që nuk duhet të kishte kantiduar me persona të tjerë. Ka 20 vite që qëndron në të njëjtin vend, është rasti i gjithë partive që kemi në Shqipëri, persona që kalojnë majtas djathtas, nga LSI tek PS, nga PS dalin të pavarur.
Kallëzimi i parë penal ka nisur nga ana e KLSh-së. Fakti që në 2021, dhe jemi në 2024 dhe SPAK është vonuar kaq shumë, a do ja lejmë përgjegjësinë atij që ka qenë më parë në SPAK, Krajës, apo është fakti që ka pasur një farë mbrojtje për këtë person deri tani që e kanë ndryshuar, kjo është për tu parë", tha Tafani.