Mjekët do qëndrojnë me kusht/ Studentët përballen me deputetët: Bëjini kushtet në spitale të njëjta në gjithë vendin (FOTO+VIDEO)
Nisja e diskutimit për punësimin me detyrim pas fakultetit, i gjeti deputetët përballë argumenteve të studentëve. Sipas të rinjve, pagesa e angazhimit në spitale gjatë shkollës, vlerësimi financiar i mjekëve dhe krijimi I kushteve të njëjta në spitale si në tiranë e në rrethe do bëjë që bluzat e bardha të qëndrojnë në atdhe
Pas vendimit të gjykatës kushtetuese, në kuvendin e Shqipërisë rinisi diskutimi për kufizimin e diplomës në mjekësi. Masa synon plotësimin e stafit në spitale dhe frenimin e emigrimit të bluzave të bardha.
Pas mbarimit të fakultetit studentët duhet të punojnë deri në 3 vite në Shqipëri. Për ata që refuzojnë kontratën duhet të paguajnë tarifë të shkollës.

Por para deputetëve studentët e mjekësisë sqaruan se nuk janë të rinjtë ata që emigrojnë.
Të rinjtë kërkuan që angazhimi i tyre të paguhet e për këtë sollën në vëmendje financimin e degëve primare.
Madje deputetëve u dhanë formulën se si zgjidhet kriza në mjekësi.
Vonesa për të nisur stazhin dhe pasiguria pas fakultetit u pa si shqetësim, çka mori mbështetjen e deputetëve.
Ligji parashikon që për ta të ofrohet punësim i shpejtë dhe t’u garantohet edhe kredi për sigurimin e një banesë.
DEBATI I PLOTE SOT NE KOMISION


