IA-ja në Shëndetësi e Arsim! Martenika: Zhvillimi është shumë i madh, të rinjtë po bëhen dembelë. Ja çfarë po ndodh me luftën me kancerin
Inteligjenca Artificialë po njeh përdorim të gjerë edhe në mjekësi. Por tashmë ai është përhapur edhe në sistemin arsimor.
I ftuar në studion e lajmeve në “Ora News”, Inxhinieri Biomjekësor Ermand Mertenika, përmendi të rejat më të fundit të botës së teknologjisë dhe Aplikimin e Inteligjencës Artificiale ne Sistemin Shëndetësor.
“Patjetër që pas shëndetësisë Inteligjenca Artificiale do të futet edhe në sistemin shëndetësor.
Kjo dhe ka nisur tashmë, pasi janë përfshirë disa aplikacione të veçanta për mësim.
Një material arsimor është përfshoirë normalisht në sistemin arsimor shëndetësor, ku jepen detaje për organizimin e trupit të njeriut.
Por përveç kësaj inteligjenca artificiale ka krijuar edhe dembelizmin tek të rinjtë. Pasi për një ese ata futen në ChatGDP, apo për të kërkuar materiale të thjeshta i përdorin direkt përmes teknologjisë.
Kështu IA-ja ka nisur tashmë përhapjen edhe në arsim. Dhe ndryshe nga brezi ynë që lexonim libra pa fund, sot të rinjtë i kanë më të thjeshta”, tha Meternika.
Ndërkaq eksperti foli edhe për zhvillimin e teknologjisë në luftën kundër kancerit, ku hapat e zhvillimit për kurimin e kancerit të gjirit dhe atë të pankreasit, si dy variantet më të përhapura të kancerit tek njerëzit.


