NË SHTET, OSE NË PRIVAT/ Pas skandalit të Onkologjikut kufizohet angazhimi i mjekëve, Urdhri i Mjekëve kundër draftit: Nuk kishte konsultime
Parlamenti ka nisur diskutimin për të kufizuar dypunësimin e mjekëve në shtet dhe në privat. Në komisionin e ligjeve drafti u konsiderua i pakonsultuar ndërsa opozita e cilësoi antikushtetues
Propozimi për ndryshimet në Urdhrin e Mjekëve që erdhën pas skandalit të Onkologjikut kanë shkaktuar debat në komisionin e shëndetësisë.
Kryetari i Urdhrit të Mjekut, Fatmir Brahimaj, ka shprehur pakënaqësinë me propozimin që komisionet e disiplinës të kalojnë në varësi të Ministrisë. Madje tërhoqi vëmendjen për mungesën e konsultimeve
Tritan Shehu nga Partia Demokratike I quajti antikushtetuese ndryshimet
Ndërkohë përfaqësues të PS mbrojtën propozimet.
Akti normativ i qeverisë synon të krijojë disa balanca të reja, që lidhen kryesisht me dypunësimin e mjekëve në sistemin publik dhe jo publik, duke iu kufizuar atyre orët e punës në strukturat private.
