Me VIDEO/ Plehrat kapicë te shkolla “Kristaq Rama”, Balliu: Lal-hajduti vazhdon të helmojë qytetarët

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike Klevis Balliu ka zgjedhur të denoncojë situatën alarmante të plehrave në rrugët e kryeqytetit nga zona afër shkollës që mban emrin e babait të kryeministrit Edi Rama, Kristaq Rama.

Në video-denoncimin e tij, Balliu thekson se vazhdon krimi ekologjik në Tiranë.

“Lal-hajduti vazhdon të helmojë qytetarët”, shprehet Balliu.