Blushi denoncon me VIDEO: Një tjetër krim intelektual në Unazën e Madhe, për t’u zbardhur nga SPAK-u!

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, i cili njëherësh është dhe anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës ka denjuar këtë të martë një tjetër krim korruptiv që duhet zbardhur nga Prokuroria e Posaçme.

Denoncimi i Blushit

Një tjetër “krim intelektual, i vështirë për t’u zbardhur” nga SPAK-u! 1 km rrugë e Unazës së Madhe në Tiranë ka kushtuar mesatarisht 15 milionë euro, por mjaftojnë disa minuta shi për t’u përmbytur.

E qartë që mungon sistemi i kullimit të ujit, pa folur për cilësinë e asfaltit dhe të gjithë strukturës.

“Shumë e vështirë” për t’u zbuluar ku përfunduan qindra milionë euro, se vetëm investime për rrugën që nuk kanë shkuar.