Përfundon mbledhja e Kryesisë së PS, Rama u kërkon anëtarëve të zbresin në terren
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Shtator 2024, 20:10
Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste, e cila u mblodh një ditë pas anëtarësisë së re.
Mësohet se në mbledhje, Rama u ka kërkuar anëtarëve angazhim dhe të zbresin në bazë, duke ndezur kështu motorët e fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 2025.
Në fokus të takimit te sotëm ka qenë Tirana ku janë caktuar dhe ndarjet e punës. Kryebashkiaku do të ketë në fokus bashkitë e qarkut ndërsa punët e tjera do të ndahen me Spiropalin dhe Manastirliu.
Kujtojmë se mbledhja e Kryesisë së PS-së ka nisur rreth orës 18:30, ndërkohë që para nisjes së saj, Edi Rama zhvilloi një takim me grupin e parë që ka aplikuar në platformën “Deputeti që Duam”.
