“Kaluan mbrëmjen në një lokal” Lorik Gashi tregon prapaskenat e përjashtimit 3 lojtarëve të Kosovës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Shtator 2024, 22:29
I ftuar në “Ora Sport” në Ora News, gazetari i sportit Lorik Gashi tregoi prapaskenat pse u përjashtuan nga grumbullimi i Kombëtares së Kosovës të tre futbollistëve.
Gashi: Këta tre futbollistë kanë kaluar mbrëmjen në një nga lokalet në qytet duke lënë hotelin e Kombëtares së Kosovë. Kjo nuk i pëlqeu trajnerit dhe ka lajmërua drejtuesit e Federatës së Kosovës dhe këta lojtarë janë përjashtuar nga grumbullimi.
Vendimi i ardhshëm për këta futbollistë, se mund të ndodhë që të përjashtohen nga Kombëtarja, por do të merret më vonë si vendim.