Kristiano Ronaldo i pandalshëm, Portugalia përmbys sfidën!

Janë duke u luajtur mbrëmjen e sotme prej orës 20:45, katër duelet interesante të vlefshme për Ligën e Kombeve.

Në fushë zbresin kombëtare “big” si Spanja, Portugalia, por edhe Kroacia, që do të kërkojnë triumfin, ndërkohë që duel i luftuar pritet të jetë edhe ai i Ligës C mes Suedisë dhe Estonisë.  

Vlen të theksohet fakti se Kroacia dhe Spanja ende nuk kanë provuar shijen e fitores në këtë edicion të Ligës së Kombeve, ndërkohë që Portugalia vjen pas triumfit 2-1 pikërisht ndaj Kroacisë.  

REZULTATET: 

ZVICËR-SPANJË 1-4

Amduni 41′ / Hoselu 4′, Fabian Ruiz 13′, 77′, Ferran Torres 80′

PORTUGALI-SKOCI 2-1

Fernandez 54′, Kristiano Ronaldo 88′ / Mek Tominei 7′

KROACI-POLONI 1-0

Modriç 52′

LIGA C: 

SUEDI-ESTONI  3-0

Gyokeres 30′, 44′,  Isak 40′