"Më pëlqeu Shqipëria dje", Goldi Halili: Mentaliteti në lojën e Kombëtares ka ndryshuar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Shtator 2024, 22:20
I ftuar në “Ora Sport” në Ora News, Goldi Halili nga Futboll Klub Tirana tha se ka ndryshuar diçka në mentalitetin e lojës së Kombëtares, sepse shohim një lojë me sulmuese dhe të rrjedhshme.
Halili: Ka ndryshuar diçka në mentalitetin e lojës, sepse shohim një lojë me sulmuese dhe të rrjedhshme. Sigurisht që atributet i takon më shumë Silvinjos. Sigurisht që më erdhi keq që Muçi nuk ishte në formacion.
Sytë janë rikthyer edhe nga kampionati ynë dhe është me rëndësi që po i bëhet një trumbetim kampionati vendas. Shqipëria dje më ka pëlqyer.