Të mërkurën Berisha “del” nga arresti shtëpiak, ja çfarë do të ndodhë në SPAK
Këtë të mërkurë datë 11 shtator ora 14:00 ish kryeministri Sali Berisha do të paraqitët në SPAK për tu njohur me akuzën. Bashkë me kryeopozitarin Sali Berisha do të jetë edhe dhëndri Jamarbër Malltëzi.
Mallteziduhet të paraqitet brenda të njëjtës datë për t’u njohur me përfundimet e dosjes “Partizani”, dhe paraqitja e tij duhet të jetë në orën 14.
Por nuk bëhet me dije se cilat janë akuzat e zyrtarizuara nga SPAK, të cilat duhet t’u bëhen prezente Berishës prej dhjetorit 2023 nën arrest shtëpi.
Nën arrest shtëpie është edhe Jamarbër Malltezi, ndërsa Fatmir Bektashi vazhdon të jetë në detyrim me paraqitje.
Vjeshtën e 2023 Gjykata e Posaçme shpalli tre masa sigurie duke vendosur detyrim paraqitje ndaj ish-kryeministrit i cili nuk u paraqit për tu njohur me masën, kurse dhëndëri i tij nga arrest me burg përfundoi nën arrest shtëpie.
