Viti i ri shkollor, Spiropali i përcjell urimet nga qendra e nxënësve që nuk dëgjojnë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Shtator 2024, 10:35
Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, vizitoi Qendrën burimore të nxënësve që nuk dëgjojnë nga ku dhe përcolli urimet e saj për këtë viti të ri shkollor.
Spiropali tha nga kjo qendër se nxënësit me nevoja të veçanta duhet të kenë kujdes të shtuar. Ajo u shpreh se këta nxënës kanë të drejtën e plotë për arsim, për të pasur një profesion në të ardhmen.
"Të kemi vëmendjen ndaj fëmijëve me aftësi të veçanta, që kanë nevojë për përkushtim, sepse ata gëzojnë të drejtat për të pasur një arsimim të plotë.
Të formësojmë politika që janë më pranë nxënësve dhe studentëve, që janë e ardhmja jonë e padiskutuar", u shpreh Elisa Spiropali.

