Plani “Shqipëria 2030” nis menjëherë, Kryesia e re PS-së mblidhet një ditë pas votimit në Asamble

Një ditë pasi Asambleja e zgjeruar e Partisë Socialiste votoi emrat e rinj të Kryesisë së PS-së, kjo e fundit mësohet se do të zhvillojë pasditen e kësaj të hëne mbledhjen e saj të parë.

Burime nga selia rozë bëjnë me dije se mbledhja do të drejtohet nga kryetari i PS-së, njëherësh dhe kryeministër i vendit, Edi Rama.

Ndrëkaq, anëtarët e zgjedhur të dielën të Kryesisë së PS-së, janë: Albana Koçiu, Anila Denaj, Etlida Gjonaj, Klodiana Spahiu, Lindita Nikolla, Arben Pëllumbi, Erion Braçe, Eduart Shalsi, Igli Hasani dhe Toni Gogu.

Mbetën jashtë Kryesisë, Olta Xhaçka, Mimi Kodheli, Ditmir Bushati, Ilir Beqaj dhe Armand Subashi.

Ndërkaq Blendi Klosi u rizgjodh Sekretar i Përgjithshëm, Damian Gjiknuri rizgjidhet sekretar i Organizmit të Zgjedhjeve, Evis Kushi rizgjidhet sekretare e Gruas, Milva Ikonomi rizgjidhet sekretare për Programin, Romina Kuko rizgjidhet sekretare për Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Roi Bashaj sekretar për Rininë.

“Fushata zgjedhore i afrohet kulmit të saj. E quaj një përgjegjësi dhe vlerësim të jashtëzakonshëm të rikonfirmimit tim në këtë detyrë”, u shpreh Blendi Klosi dje pas këtyre vendimeve të Asamblesë së PS-së.

Plani “Shqipëria 2030” nis menjëherë, Kryesia e re