E RËNDË NË TIRANË/ Bie nga skela e pallatit në ndërtim, ndërron jetë 66-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Shtator 2024, 17:24
Policia njofton se një 66-vjeçar në Tiranë ka rënë nga skela e një pallati në ndërtim. Si pasojë, ai ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Bardhok Biba” në kryeqytet.
“Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 06.09.2024, në rrugën “Bardhok Biba”, dyshohet se, aksidentalisht duke punuar, është rrëzuar nga skela e një objekti në ndërtim e sipër, shtetasi V. B., 66 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
