Ambasada e SHBA-ve pjesë e komisionit “Xhafaj”: Presim transparencë, të mbrohet pavarësia e institucioneve!

Me nisjen e sesionit të ri parlamentar shtetet e bashkuara të Amerikës kanë bërë të ditur angazhimin në komisionin e posaçëm parlamentar për mirëqeverisjen dhe Antikorrupsionit.

Në këtë mënyrë ambasada e SHBA duket se i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së kryetarit të komisionit për të asistuar në veprimtarinë e kësaj strukture të kuvendit

“Si partnerë të palëkundur të përpjekjeve të Shqipërisë për të çuar përpara reformat e nevojshme për anëtarësim në BE, Ambasada e SHBA do të angazhohet me komisionin e posaçëm për mirëqeverisjen, anti-korrupsionin dhe sundimin e ligjit.”

Mbledhja e parë e komisionit u zhvillua në 14 qershor, por opozita nuk ka marrë pjesë në asnjë prej takimeve. Megjithatë në deklaratë ambasada kërkon që puna të jetë gjithëpërfshirëse dhe transparente

“Ne presim që puna e komisionit të jetë përfshirëse dhe transparente, në përputhje me kushtetutën, në mbrojtje të pavarësisë së institucioneve, si dhe të përmirësojë të ardhmen e Shqipërisë.”

Opozita e cilësoi propagandë ngritjen e komisionit të posaçëm, ndërsa ka deklaruar se do të shqyrtojë në një tjetër moment pjesëmarrjen ose jo.

Mësohet se për këtë është kërkuar që mazhoranca të krijojë kushtet e bashkëpunimit edhe në çështje të tjera.

Ambasada e SHBA-ve pjesë e komisionit “Xhafaj”: Presim