Ndryshimi i skemës së pensioneve, Hoxhaj: Akoma nuk kemi një draft në komisionin parlamentar

Përmes një interviste në Ora News, Kujtim Hoxhaj,  Eksperti i Pensioneve tha se ministri i Financave dhe Ekonomisë u tha se do të ndryshojë skema e sigurimeve shoqërore.

Hoxhaj: Ministri i Financave dhe Ekonomisë u tha se do të ndryshojë skema e sigurimeve shoqërore. Kjo parashikon disa ndryshime që të plotësohen rekomandimet e BB-së dhe FMN-ja. Është punuar nga një grup teknikësh në ISSH që drafti të futet në parlament. Sigurisht që ky lajm do të ishte një lajm nëse do të kishim një projektligj ose të kishte kaluar në komisionin parlamentar.

Sot është data 6 shtator dhe akoma nuk kemi një draft të shkruar në komisionin parlament që të merret në shqyrtim dhe të kalojë në parlament. Po u miratua në kuvend do kohë që të zbardhet të futet në fuqi.