Super-modelja Elle Macpherson tregon për kancerin: Pse refuzoi kimoterapinë dhe si e mundi sëmundjen?!

Gjatë gjithë jetës së saj, Elle Macpherson është përballur me një sërë sfidash.

Diagnostikimi me kancer gjiri në vitin 2017 deri te ruajtja e maturisë së saj për më shumë se dy dekada, supermodelja dhe nëna e dy fëmijëve ka treguar luftën e saj me sëmundjen, të cilën e mbajti të fshehtë.

Super-modelja Elle Macpherson tregon për kancerin: Pse refuzoi

Kam gjetur se rruga më e fuqishme dhe më përmbushëse është t'i dorëzohem rrjedhës së natyrshme të jetës, duke u fokusuar gjithmonë në synimet e mia për të qenë e lumtur, pavarësisht se çfarë formë materiale merr jeta, ka thënë ajo.

Ajo nuk pranoi t’i nënshtrohej kimioterapisë, siç sugjeruan mjekët.

Ishte një tronditje kur mora vesh për sëmundjen, isha konfuze dhe për mua ishte e frikshme në shumë mënyra, kuptova se do të kisha nevojë për të vërtetën time, për të bësuar që do ja dal. Dhe kjo është ajo që bëra, shton modelja.

Ndonëse shtatë vite më parë u diagnostikua me kancer, ajo nuk donte të fliste për këtë në publik. Ylli i famshëm theksoi se donte të trajtohej në fshehtësi.

Super-modelja Elle Macpherson tregon për kancerin: Pse refuzoi

Macpherson u mbështet në mjekësinë integruese, terapitë alternative dhe ndryshimet në stilin e jetës së saj.

T'i thuash jo zgjidhjeve standarde mjekësore ishte gjëja më e vështirë që kam bërë ndonjëherë në jetën time. Por t'i them jo sensit tim të brendshëm do të kishte qenë edhe më e vështirë, shpjegon ajo.

Unë dua të ndihmoj dhe inkurajoj të tjerët që të ndjekin zemrën e tyre në çdo gjë që ata zgjedhin të bëjnë, jo vetëm kur janë në krizë, por për vendime, të mëdha apo të vogla qofshin ato, përfundon modelja.