Si ta menaxhojmë stresin e rikthimit në punë pas pushimeve? Psikologia Arjana Muçaj “jep recetën”
E ftuar ditën e sotme, në studion e lajmeve në "Ora News", ishte psikologia Arjana Muçaj, për të folur për menaxhimin e stresit që vjen pasi rikthehemi në punë pas pushimeve.
"Në fakt kur vijnë ditët e fundit të pushimeve, të duket sikur mbaroi gjithçka sepse e dijmë që do të kthehemi në atë rutinën e përditshme. Ne herë pas here përpiqemi ta çlodhim veten, nuk besoj se mbetemi gjithmonë në marrëdhënie pune.
Megjithatë tashmë për të gjithë fakultetet kudo në Shqipëri, puna ka filluar sidomos për stafet pedagogjike. Kanë filluar përgatitjet, janë sezonet e provimeve, ngarkesa, mbrojtjet e diplomave të mbetura. Pra, jemi rikthyer tek ato punët e prapambetura.
Ne humbasim sensin e kohës gjatë kohës kur jemi me pushime. Jepemi tërësisht pas entuziazmit, dëshirës për të përjetuar çdo gjë pozitive. Edhe kur jemi të mërzitur me pushime, e shikojmë që mërzitja kalon më shpejt. Kthimi në rutinën e përditshme na bën më të çrregullt nga oraret e gjumit, gjë që e shikojmë kur kthehemi nga pushimet dhe fillojmë dhe vuajmë naga pagjumësia", tha psikologia.