VIDEO/ Çmenduri! Tiktok-erja po bën pasuri duke shitur çorapet e saj të përdorura në internet
Një TikToker ka bërë një pasuri duke u shitur fansave të saj çorape të përdorura.
Një grua amerikane zbuloi së fundmi se e ka bërë shitjen e çorapeve një profesion me kohë të plotë. Në veçanti, TikToker-ja Cheyenne Harris bën mijëra euro në muaj me përpjekje minimale. Gjithçka që ajo bën është të shesë çorapet e saj të përdorura në një platformë .
Së fundmi, 29-vjeçarja bëri bujë në botën e internetit kur zbuloi se shfrytëzon fiksimet e meshkujve për të fituar para . Por si e bën këtë?
Ajo poston rregullisht video me çorape të pista në llogaritë e saj në Instagram , TikTok dhe OnlyFans. Në videot e saj, Cheyenne shihet duke nuhatur çorapet e saj, duke treguar këmbët dhe duke luajtur me këpucët e saj.
Siç thotë ajo, çorapet e saj sjellin nga 1000 deri në 2000 euro çdo muaj. Muaji i saj më fitimprurës e gjeti me mbi 75000 euro!
@realcheybutt Thank you for helping me provide socks. Thank you to my neighbors for thinking of me when getting rid of clothes, blankets, and pillows.. that helped me, help others. ????
♬ original sound - Chey
