VIDEO/ Dhëmbët e tij të "kalbura" u bënë virale në rrjet, Johnny Depp vjen me ndryshimin e papritur në pamje

Aktori Johnny Depp u shfaq së fundmi me një buzëqeshje hollivudiane pasi dhëmbët e tij të "kalbur" u bënë virale vitin e kaluar. Në një video në Instagram, ylli i "Pirates of the Caribbean" është parë me ndryshimin gjatë pushimeve në Bahamas.

Depp ndërveproi si me klientët ashtu edhe me anëtarët e stafit në një bar buzë plazhit në Exuma, duke buzëqeshur disa herë për ata që filmonin. Aktori, 61-vjeç, dukej se ishte në gjendje të mirë shpirtërore teksa shtrëngonte duart me fansat dhe madje u ngjit pas lokalit për të ndihmuar banakierin të bënte pijen e tij.

I nominuari për Oscar ishte në qendër të vëmendjes në Festivalin e Filmit në Kanë 2023. Fotot e Depp duke ecur në tapetin e kuq pushtuan shpejt internetin, me shumë njerëz të fokusuar në dhëmbët e tij të çngjyrosur dhe të shtrembër.

Mes shqetësimit masiv për shëndetin oral të Depp, dentisti i famshëm Dr. Apa tha në atë kohë se ky ishte një rast i thjeshtë i konsumimit "agresiv" të kafesë apo duhanit. Aktori, atëherë 31 vjeç, këmbënguli se i pëlqente buzëqeshja e tij.

VIDEO/ Dhëmbët e tij të "kalbura" u bënë