Përgatitjet për në shkollë/ Shpenzimet: 1500 lekë deri në 7000 lekë për t’u ulur në bankë

Teksa na ndajnë edhe disa ditë nga fillimi i vitit të ri shkollor ende ka fëmijë të cilët nuk i kanë përfunduar përgatitjet për t’u ulur në bankat e klasës. Të pyetur për “Ora News” shitësit tregojnë se minimalisht kanë harxhuar 1500 lekë ndërsa shuma më e lartë është 7 mijë lekë

Më 9 shtator fillon shkolla, e pritet që në ditët e fundit të mbetur pushim fëmijët bashkë me prindërit e tyre do t’u drejtohen kancelarive për të blerë fletoret lapsat e mjetet e tjera shkollore.

Një pjesë duket se e kanë siguruar dhe thonë se kanë harxhuar afro 6 mijë lekë

Ka nga ato që tregojnë se kanë marrë vetëm librat që janë falas ndërsa materialet shkollore ende nuk I kanë marrë

Jashtë kamerave shitësit tregojnë se për një nxënës shpenzimet minimale shkojnë 1500 lekë, ndërsa ato maksimale 7 mijë lekë.

Përgatitjet për në shkollë/ Shpenzimet: 1500 lekë deri