FOTO+VIDEO/ Banorët e Thumanës nuk ndalen, kërkojnë akses në autostradën Thumanë-Kashar. Forca të shumta policie për protestën

Qindra banorë të Thumanë, Krujës, Fushë Krujës, Milotit kanë vijuar të protestojnë për të 11-tën herë në autostradën Thumanë-Kashar, duke kërkuar të drejtën e tyre kushtetuese për të pasur akses në aksin rrugor kombëtar.

Protestuesit kanë bllokuar sërish autostradën Thumanë-Kashar, duke kërkuar reagimin e autoriteteve shtetërore përgjegjëse për këtë hall që ka prekur mbi 85 mijë banorë të zonës, si dhe më shumë se 2 mijë biznese.

Ajo që vihet re në protestën e sotme është fakti ka një numër të shtuar të forcave të policië, duke shkaktuar nervozizëm tek protestuesit. 

Kujtojmë se ditën e djeshme një përfaqësi e banorëve të Thumaës protestoi përpara parlamentit ku kërkuan të takoheshin me zv.kryeministren Belinda Balluku, por një gjë e tillë nuk ndodhi, pasi përfaqësuesit e mazhorancës socialiste nuk duan të përballen me qytetarët të cilët i kanë gënjyer për vite me radhë, duke i marrë votën dhe më pas i braktisin.

Gjithashtu ka dhe një kallëzim penal në SPAK nga këta banorë për Belinda Ballukun, ARRSH-në dhe institucionet e tjera përgjegjëse për ndërtimin e kësaj autostrade.