Të shtëna me armë zjarri në “Don Bosko”, plagosen 2 persona, arratisen autorët (EMRAT)

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar ditën e sotme në zonën e “Don Boskos”.

Nga informacionet paraprake mësohet se dy persona ka ngelur të plagosur, teksa bëhet me dije se të plagosurit janë Renaldo Metushi dhe Kastriot Elezi.

Sipas të dhënave paraprake njëri është qëlluar në këmbë dhe tjetri në gjoks, teksa autorët kanë qenë të maskuar me kapele dhe kanë ikur nga vendi i ngjarjes me motor.

"Më datë 03.09.2024, në Don Bosko, në afërsi të OSHEE, janë plagosur me armë zjarri shtetasit K. E., 45 vjeç, dhe R. M., 22 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve." - njofton policia. 

Të shtëna me armë zjarri në “Don Bosko”,

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.