Don Bosko: Po pinin kafe në lokal, autori zbrazi armën mbi ta, gjendet një makinë e djegur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Shtator 2024, 15:51
Të shtënat me armë zjarri janë regjistruar në një lokal në zonën e Don Boskos pasditen e kësaj të marte, në Tiranë.
Dy persona mbetën të plagosur; konkretisht Kastriot Elezi 45 vjec dhe Ronaldo Metushi 22 vjeç u qëlluan në këmbë dhe shpatull.
45-vjeçari rezulton me precedent penal dhe ngjarja dyshohet e organizuar, jo një konflikt i çastit.
Mësohet se dy të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhen në kujdesin e mjekëve te Spitali i Traumës.
Ndërkohë sipas infomacioneve paraprake që jep policia, mësohet se një automjet është gjetur i djegur në zonën e Qerekut.
