Ishte dëbuar nga Bari por u kthye sërish ilegalisht në Itali, arrestohet 34-vjeçari shqiptar

Një 34-vjeçar shqiptar ka rënë në pranagat e policisë italiane. Siç raportohet shqiptari ishte me dënime të shumta penale, veçanërisht për trafik droge. Gjithashtu në vitin 2022 ai ishte dëbuar nga Bari në Shqipëri.

Por së fundmi 34-vjeçari shqiptarë ishte kthyer sërish në Itali ilegalisht pasi kishte marrë një pasaportë të re shqiptare me të dhëna të ndryshme personale.

Megjithatë, identiteti i tij i vërtetë u konstatua falë gjurmëve të gishtërinjve. Sakaq komisari i policisë së Bolzanos, Paolo Sartori, nxori një dekret të ri dëbimi ndaj tij.