Presidenti Ching-te: Nëse Kina kërkon Taivanin duhet të pretendojë toka dhe nga Rusia
Nëse partia komuniste kineze ka pretendime territoriale për Taivanin, atëherë ajo duhet të kërkojë toka edhe nga Rusia, tha presdienti i Taivanit, Lai Ching-te.
Lai bëri dje komenet me mediat vendase, duke evidentuar qasjet e ndryshme të Pekinit për dy momente shumë të ngajshme historike kur vendi ka humbur territore.
Nën regjimin e presidentit Xi Jinping, Kina thotë se Taivani është një provincë e saj “që qeveriset nga separatistë”, dhe është zotuar ta rimarrë Taivanin me procesin që ajo quan “ribashkim”.
Pekini thotë se Taivnai ka qenë pjesë e Kinës që prej kohërave të lashta, por ishte marrë nga Japonia gjatë periudhës së njohur si “shekulli i turpërimit” ndër vitet 1839 deri në 1949, kur Kina ishte bërë objekt disfatash e nënshtrimi.
Rimarrja e humbjeve territoriale të Kinës është pjesë e retorikës së partisë komuniste, që sot është më e fokusuar në Taivanin fqinjë.
Presidenti Lai, i zgjedhur në janar, tha dje se Kina ka humbur territore edhe ndaj Rusisë gjatë kësaj periudhe, por nuk ka bërë përpjekje për t’i rimarrë.
Ndërsa planet për aneksimin e Taivanit, sipas tij nuk nxiten nga integriteti territorial.
“Sikur të ishte për integritetin territorial përse nuk flasin për tokat e marra nga Rusia me nënshkrimin e traktatin e Aigun? Rusia tai është e dobët, apo jo?” tha ai, duke iu referuar traktatit të vitit 1858 kur Rusia aneksoi 1 milionë km katrorë nga Kina, mes të cilëve Haishengwei – i njohur sot si Vladivostok.
“Ata mund t’i kërkojnë tokën Rusisë por nuk e bëjnë, kështu që Taivani nuk është motive integriteti territorial,” tha Lai.
Wen-ti Sung, analist për Kinën në ‘Australian National University’, tha se traktati i Aigun ishte një nga aktet më turpëruese për Kinën në shekullin e 20-të, por duket se ata e kanë pranuar legjitimitetin rus për territorin.
Ndërsa dinastia kineze Qing, nënshkroi kalimin e Taivanit te Japonia në 1895, ku në fund të Luftës së Dytë Botërore u vendosën republikanët kinezë, rivale te partisë komunsite dhe krijuan qeverinë alternative në ekzil.
Në vitet 1980 Taivani u kthye në një ‘demokraci’ dhe tashmë është nga vendet më të zhvilluara në Azi. Pekini nuk ka reaguar ende ndaj komenteve të Lai, shkruan The Guardian.
