Biden kritikoi kryeministrin izraelit/ Reagon Netanyahu: Nuk besoj se presidenti amerikan i ka bërë vërtetë këto komente

Benjamin Netanyahu thotë se Izraeli duhet të qëndrojë i bashkuar si një, pasi përballet me një armik brutal dhe të egër që dëshiron të zhdukë dhe të vrasë të gjithë ne. Netanyahu kërkoi falje që gjashtë pengjet nuk u sollën të gjallë në shtëpi, duke thënë se ishim afër, por nuk ia arritëm. 

Kryeministri izraelit gjithashtu është pyetur në lidhje me komentet e presidentit amerikan, Joe Bidenit se ai nuk po bën mjaftueshëm për të siguruar një armëpushim dhe marrëveshje pengjesh. Ai thotë se nuk beson që presidenti amerikan i ka bërë vërtetë ato komente.

Ndërkohë, kreu i qeverisë izraelite premtoi se grupi militant Hamas do ta paguajë një çmim shumë të rëndë për masakrën ndaj popullit izraelit. Udhëheqësi izraelit tha se qëllimet e Izraelit ishin të zhdukte Hamasin, të kthente pengjet e mbetura, të sigurohej që Gaza të mos përbëjë më kërcënim për Izraelin dhe të lejojë njerëzit që jetojnë në Izraelin verior të kthehen në shtëpitë e tyre.

Netanyahu tha se Izraeli duhet të ketë kontroll” mbi korridorin e Filadelfit, një rrip i ngushtë toke që kalon përgjatë kufirit jugor të Gazës me Egjiptin deri në Detin Mesdhe. Ai tha se Izraeli e ka bërë të qartë pozicionin e tij për korridorin gjatë negociatave për armëpushim por pretendoi se Hamasi nuk dëshiron të lëvizte për këtë çështje.

Netanyahu tha se ishte fleksibël, por kishte disa gjëra për të cilat nuk do të bëjmë kompromis.Ndryshe, Shtetet e Bashkuara kanë punuar me Egjiptin dhe Katarin për të krijuar një plan përfundimtar për një armëpushim dhe marrëveshje pengjesh midis Izraelit dhe Hamasit.