PËRDONIN GAZ PËR GJUMË! Kapet grupi i hajdutëve që bënë “kërdinë” në Ibiza të Spanjës

Policia spanjolle lajmëroi se arrestoi një grup hajdutësh që ishin shndërruar në makth për banorët e Ibizës pasi kishin kryer një seri vjedhjesh pa u kapur. Hetimi tregoi se ata përdornin një gaz që vinte në gjumë njerëzit në shtëpitë ku hynin për të vjedhur

Vargu i grabitjeve në disa vite, të gjitha të së njëjtit model e kishin lënë të hutuar policinë spanjolle. Togat e zeza më në fund ranë në gjurmët e 3 personave të cilët përdornin gaz për përgjumje për të kryer grabitjet të qetë, mallrat e të cilave kapin vlerën e 548 mijë eurove.

Tre persona që besohet se kanë bastisur të paktën 22 banesa luksoze në Ibiza në harkun e 5 viteve, u kapën nga policia gjatë orëve të para të së hënës sipas autoriteteve spanjolle.

Dy burra dhe një grua akuzohen se i kryenin grabitjet duke përdorur një lloj gazi për të shkaktuar përgjumje.

Policia i identifikoi autorët pas gjurmëve të disa automjeteve të vjedhura.

Sic tregojnë këto pamje të cilat janë bërë virale në rrjet, natën vonë, ndërsa banorët flinin, hajdutët të veshur me të zeza dhe me fytyrat e mbuluara hynë brenda në vilën luksose ku morën disa mallra, të cilat tashmë janë në duart e togave te zeza.

Në video duket madje se si një nga personat që ndodhej brenda në vilën përplas me një nga grabitësit për disa sekonda.

Hajdutët i kishin nisur grabitjet që nga viti 2019, tha policia, duke fituar rreth 548,500 euro nga sendet me vlerë.

Një bastisje e policisë në një pronë që besohet të jetë shtëpia e banimit të tyre kishte gjetur sende të shumta që ishin raportuar të zhdukura, të tilla si ora të nivelit të lartë, bizhuteri, syze dielli dhe çanta dore.

Arrestimi vjen një javë pasi një tjetër vilë e marrë me qira nga ish-prezantuesi, Nick Grimshaë, u raportua në shënjestër të hajdutëve ndërsa ai, familja dhe miqtë e tij flinin brenda.