“TITANIKU” PO SHKATËRROHET / Pamjet tregojnë se “Harku Ikonik” i Jack e Rose është dëmtuar
Një ekspeditë e re ka zbuluar se si rrënojat e anijes së famshme të Titanikut po shkatërrohen në thellësinë e oqeanit, ku u zhyt mbi 1 shekull më parë. Pamjet më të fundit tregojnë se parmaku i përjetësuar në skenën e Jack dhe Rosë në filmin më të njëjtin emër është shkëputur
Këto pamje tregojnë rrënojat e Titanikut më shumë se 1 shekull nga mbytja e anijes.
Robotët nënujorë, pas një sër zhytjesh tregojnë ndryshimet që kanë ndodhur me strukturën e anijes, ku më tepër vihen re tek kangjellat dhe pjesa e jashtme e anijes.
Humbja e parmakut, e përjetësuar nga Jack dhe Rose në skenën e famshme të filmit me të njëjtin titull ishte një ndër zbulimet.
“Harku i Titanikut është thjesht ikonik, ju i keni të gjitha këto momente në kulturën pop, dhe kjo është ajo që ju mendoni kur mendoni për mbytjen e anijes. Dhe nuk duket më kështu. Është vetëm një kujtim tjetër i përkeqësimit që po ndodh çdo ditë. Njerëzit pyesin gjatë gjithë kohës: ‘Sa kohë do të jetë Titaniku atje?’ Thjesht nuk e dimë, por po e shikojmë në kohë reale”, tha Tomasina Ray, drejtoreshë e koleksioneve.

Ndërsa më herët imazhet dhe një skanim dixhital nga një ekspeditë e vitit 2022 e kryer nga kompania e hartave në det të thellë Magellan dhe krijuesit e dokumentarëve Atlantic Productions tregojnë se kangjella ishte ende e lidhur megjithëse kishte filluar të konsumohej, por më pas besohet se ka rënë.
Nuk është e vetmja pjesë e anijes, e cila shtrihet 3800 metra poshtë, që po humbet në det.
Struktura metalike po shkatërrohet nga mikrobet, duke krijuar stalaktite ndryshku të quajtur “rusticles”.

Ekspeditat e mëparshme kanë zbuluar se pjesë të Titanikut po shemben. Zhytjet e udhëhequra nga eksploruesi Victor Vescovo në vitin 2019 treguan ndryshimet.
Anija u mbyt në prill të vitit 1912 pasi goditi një ajsberg, duke rezultuar në humbjen e 1500 jetëve.

