Ismail Kadare përkujtohet me pikturën murale në kryeqytet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Shtator 2024, 16:49
Shkrimtari i mirënjohur Ismail Kadare do të kujtohet edhe me një pikturë murale në Tiranë, tek bulevardi i ri. Pamjet e portretit të Kadaresë janë shpërndarë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Kadare u nda nga jeta në moshën 88-vjeçare në 1 korrik të këtij viti, ndërsa nuk ka kaluar shumë kohë para se portreti i tij të bëhej pjesë tashme e pandashme e kryeqytetit.
Kandidati për Nobel në Letërsi, Ismail Kadare njihet si një ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë, ai shquhet kryesisht për prozë, por kontributi i tij shtrihet edhe në dramaturgji, poezi dhe përkthime.