QYTETE SI NË PËRRALLA/ Lista me 10 qytetet nga e gjithë bota që ngjajnë si libër me tregime

Nëse po mendoni për një udhëtim që të arratiseni nga realiteti, materiali në vijim u njeh me 10 qytete të zgjedhur nga gjithë bota për pamjet e tyre përrallore.

 

 

Ky është qyteti Idstein, një ndër vendeve nga e gjithë bota, që duket sikur janë nxjerrë direkt nga një libër me tregime për tu vendosur në realitet.

Ai ndodhet në Gjermani dhe spikat për ndërtesat piktoreske dhe rrugët me kalldrëm që të kthejnë në kohërat mesjetare.

 

QYTETE SI NË PËRRALLA/ Lista me 10 qytetet nga e gjithë bota
Monreal

 

Diku më larg, po në Gjermani ndodhet dhe Monreal, i përkryer për të zbuluar rrënojat e kështjellës dhe ecje nëpër peizazhe përrallash.

Banesat aty mbajnë çatitë tipike me majë….

 

QYTETE SI NË PËRRALLA/ Lista me 10 qytetet nga e gjithë bota
Bibury

 

Por për stil të çuditshëm në ndërtimin e vilave me gur, në fakt mbahet qyteti Bibury në Mbretërinë e Bashkuar, me fshatin idilik anglez.

 

QYTETE SI NË PËRRALLA/ Lista me 10 qytetet nga e gjithë bota
Lavertezzo

 

Për adhuruesit e natyrës, në listë janë vendosur dy qytete zvicerane: Lavertezzo dhe Grimentz.

 

QYTETE SI NË PËRRALLA/ Lista me 10 qytetet nga e gjithë bota
Grimentz

 

E para mahnit me lumenjtë e pastër kristal dhe urën ikonike prej guri ‘Ponte dei Salti’, që është ideale për not dhe shëtitje romantike.

Ndërsa e dyta ofrohet për ata që kërkojnë një përvojë autentike alpine, me shtëpitë prej druri dhe lulet boret shumëngjyrëshe që gjallërojnë në verë.

 

QYTETE SI NË PËRRALLA/ Lista me 10 qytetet nga e gjithë bota
Wangxian

 

Ndërsa Lugina Wangxian në Kinë, konsiderohet si më e mira për natyrë të qetë dhe mitet e lashta që shtojnë një atmosferë mister në vizitën tuaj.

 

QYTETE SI NË PËRRALLA/ Lista me 10 qytetet nga e gjithë bota
Ghandruk

 

Lista e 10 qyteteve përrallore vijon me Ghandruk në Nepal. Pamja mahnitëse e Himalajeve dhe kultura e pasur Gurung në një mjedis tradicional malor, janë veçantitë e saj.

 

QYTETE SI NË PËRRALLA/ Lista me 10 qytetet nga e gjithë bota
Colmar

 

Më tej mund të zhvendoseni në Francë. Gjeni aty qytetin Colmar, të famshëm për kanalet shumëngjyrëshe, një destinacion ëndërrimtar për adhuruesit e artit, historisë dhe verës.

 

QYTETE SI NË PËRRALLA/ Lista me 10 qytetet nga e gjithë bota
La Miette

 

Teksa për të shijuar qetësinë e fshatit francez, rekomandohet La Miette, me luginat e gjelbra të harlisura dhe kështjella mesjetare.

 

QYTETE SI NË PËRRALLA/ Lista me 10 qytetet nga e gjithë bota
Monte Santo di Lussari

 

E fundit por jo më pak e rëndësishme renditet Monte Santo di Lussari, në Itali: Ideale për kërkuesit shpirtërorë dhe entuziastët e natyrës, duke ofruar një vend pelegrinazhi paqësor dhe pamje mahnitëse panoramike.