MUZIKA, SI KURË PËR DEPRESIONIN/ Shkencëtarët: Tingujt klasikë kanë efekte pozitive në tru
“Muzika është ilaç” - ndoshta nuk do të mbetet vetëm shprehje. Shkencëtarët po punojnë për krijimin e një terapie muzikore për pacientët me depresion, pasi tashmë argumentojnë se kanë prova të qarta që muzika klasike ndikon në shëndetin emocional
Beethoven apo Mozart apo kushdo tjetër nuk ka shumë rëndësi!
Dihet gjerësisht se muzika klasike ndikon në gjendjen emocionale të dëgjuesit.
Mirëpo shkencëtarët tashmë po përdorin matjet e valëve të trurit dhe teknikat e imazhit nervor, për të treguar saktësisht se si këto tinguj perëndimorë shfaqin efektet.
Zbulimi mund të çojë në mënyra efektive për të përdorur muzikën si trajtim për të nxitur aktivitetin e sistemit nervor tek njerëzit me depresion.
Studimi u fokusua në 13 pacientë me depresion rezistent ndaj trajtimit, të cilëve u implantuan elektroda në trurin e tyre me qëllim stimulimin e thellë.
Përmes kësaj, ekspertët zbuluan se muzika gjeneron efektet e saj antidepresive duke sinkronizuar lëkundjet nervore midis korteksit dëgjimor, i cili është përgjegjës për përpunimin e informacionit shqisor - dhe qarkut të shpërblimeve, përgjegjës për përpunimin e informacionit emocional.
Më pas, pacientët në u ndanë në dy grupe: vlerësues të dobët të muzikës dhe vlerësues të lartë i muzikës.
Grupi që kishte vlerësim të lartë të muzikës treguan sinkronizim nervor më domethënës dhe efekte më të mira anti-depresive, ndërsa ata në grupin e vlerësimit të ulët të muzikës treguan rezultate më të dobëta.
“Ne shpresojmë t'i përkthejmë gjetjet tona të kërkimit në praktikën klinike, duke zhvilluar mjete dhe aplikacione të përshtatshme dhe efektive të terapisë muzikore”, u shprehën autorët.


