VIDEO/ Banorët e Thumanës përplasen me policinë duke bllokuar autostradën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Gusht 2024, 19:10
Me përplasje mes policisë dhe banorëve ka nisur protesta e banorëve të Thumanës, Krujës e zonave për rreth të cilët kërkojnë që të kenë akses në autostradën Thumanë-Kashar.
Banorët sërish kanë të njëjtën kërkesë dhe janë shprehur se nuk do të ndalin protestat deri në një zgjidhje. Ata theksojnë se u janë rritur kostot dhe akuzojnë kryeministrin Edi Rama se është një racist dhe nuk i do veriorët.
Ndërkohë protesta është shoqëruar nga një numër i madh policësh dhe është mbështetur nga drejtues të lartë të partisë Demokratike.

