Paskuqani dhe Babrruja pa ujë në gusht/ Qytetarët: Me orar nuk mbushim dot enët, merrni masa!
Banorët në Babrru dhe Paskuqan prej disa kohësh po vuajnë mungesën e ujit të pijshëm.
Thonë se ky problem ka nisur që prej nisjes së stinës së verës.
“Uji vjen pak ose nuk vjen fare. Ka qysh kur ishte vapë. E blejmë”
“Nuk ka ujë e blejmë, uji nuk pihet.”
Zgjidhje kanë gjetur depozitat.
“Mbushim botat dhe kur vjen ditën tjetër.”
“Kemi ngelur me depozita.”
Dhe në rastet kur uji vjen thonë se nuk është mjaftueshëm për të mbushur enët e kuzhinës.
“Ka shumë kohë si problem. Na vjen pak orë.”
Ujësjellësi i kësaj bashkie gjatë një bisede telefonike na u tha se situate është krijuar për shkak të turbullimeve nga burimi i Bovillës së vjetër.
Për këtë shtohet se është duke u punuar dhe se ujësjellësi sqaron qytetarët që situate është drejt zgjidhjes dhe në ditët në vijim nuk do të kenë më problem me ujin e pijshëm.
