Nisin regjistrimet në fakultete/ Maturantët fitues nxitojnë të paraqesin dokumentet
Data 30 gusht shënon dhe nisjen e regjistrimeve në universitete ku maturantët fitues dorëzuan dokumentet përkatëse.
Në fakultetin e mjekësisë, të gjithë maturantët u shprehën se ishte zgjedhja e tyre e parë, ndërsa synojnë të punojnë në Shqipëri.
Kjo e premte shënoi dhe nisjen e regjistrimeve në universitetet publike.
Me dokumentin e identifikimit dhe me diplomën në dorë Maturantët fitues u paraqitën fizikisht pranë sekretariateve të universiteteve.
Në orët e para nuk mungoi as radha, ndërsa Fakulteti i Mjekësisë është ndër më të kërkuarit.
Fituesit për mikrofonin e shprehen se mjekësia ishte zgjedhja e tyre e parë.
Pas diplomimit synim kanë të punojnë si mjekë në Shqipëri.
Maturantët fitues mund të regjistrohen në fakultetet që dëshirojnë nga data 30 gusht deri më 13 shtator, nëpërmjet 7 fazave 48-orëshe.
