E dinte se do ta vrisnin? Viktima në Shkodër me pistoletë me vete gati për qitje në lokalin ku po pinte kafe

Detaje të reja janë zbuluar zyrtarisht nga policia e Shkodrës, lidhur me vrasjën në lagjen Zdrale mesditën e kësaj të premteje.

Sipas policisë ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 12:30 minuta, kur 36-vjecari Elis Rroshkodolli, është qëlluar për vdekje me armë zjarri ndërsa pinte kafe në lokal.

Rreth orës 12:30, në lagjen “Ahmet Haxhia”, në një lokal, dyshohet se një shtetas i paidentifikuar ka vrarë me armë zjarri shtetasin Elis Rroshkodolli, rreth 36 vjeç, banues në Shkodër.

Me marrjen e njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe drejtuesit e Drejtorisë dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër.

Në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër dhe janë vënë në ndjekje të autorit.

Gjithashtu është ngritur një grup hetimor i cili ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën intensive në bashkëpunim me Prokurorinë, për sigurimin e provave për dokumentimin ligor të kësaj ngjarjeje.

Nga veprimet paraprake në vendin e ngjarjes, grupi hetimor ka gjetur në çantën e dorës të 36-vjeçarit Elis Rroshkodolli,, 1 armë zjarri pistoletë me fishekë në fole gati për qitje. Vijojnë veprimet dhe kontrollet intensive, për identifikimin dhe kapjen e autorit.