FOTO-LAJMI/ Partizani zyrtarizon blerjen e mesfushorit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Gusht 2024, 22:00
Partizani ndërhyn në merkato. Klubi i kuq ka zyrtarizuar mesfushorin Mateo Shanaj, i cili vjen nga radhët e Apolonisë. Shanaj ka firmosur një kontratë, të vlefshme për 5-vite.
“Partizani me kënaqësi njofton arritjen e marrëveshjes me klubin e Apolonisë për transferimin e futbollistit Mateo Shanaj. Mesfushori 22 vjeçar ka nënshkruar një kontratë 5 vjeçare me të kuqtë” – shkruan klubi.
