Tjetër plagosje me thikë në Tiranë, 35-vjeçari godet burrin e hallës

Një 35 vjeçar është arrestuar në Tiranë për plagosje.

Sipas policisë, i riu është konfliktuar me një 58 vjeçar, burri i hallës së tij, dhe më pas e ka goditur me mjet prerës. Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

58-vjeçari ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë poi gjatë ditës së sotme dy persona, babë e bir, janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi kanë plagosur me thikë nipin e tyre 26 vjeçar.