Vrasja në Memaliaj/ Qyno: Policia duhet të jetë vigjilente, mund të ketë hakmarrje dhe raste të tjera

Përmes një interviste në Ora News, gazetari Elton Qyno foli për rastin e Memaliajt ku u vra një i moshuar dhe u la i vdekur në një përrua.

Qyno: Policia ka marrë informacionin për një person në kërkim dhe ka arrestuar një person që e mbante në shtëpi Boden dhe nga ana tjetër i është bërë kontroll Andrea Kalemit dhe është gjetur arma dhe prova të tjera që e implikonin me veprën penale.

Kjo nuk do t’i pengojë ata edhe pse u arrestuar Bode në sensibilizimin dhe për të mos bërë një goditje, sepse rasti i Memaliajt ishte shumë i rëndë sepse u vra në pensionist dhe dy persona të tjerë. Policia duhet të jetë më vigjilente, sepse ata që kanë vullnet për tu hakmarrë do t’i gjejnë vrasësit me pagesë sikurse kanë ndodhur edhe në rastet e tjera.