Gjendet i pajetë në banesë 60-vjeçari në Pogradec, dyshimet e para
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Gusht 2024, 13:12
Një 60-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në Pogradec. Nga këqyrja paraprake e trupit të tij nuk janë konstatuar shenja dhune, ndaj dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
“Rreth orës 11:30, në lagjen nr. 1, Pogradec, në banesë, është gjetur i pajetë shtetasi A. T., rreth 60 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit të tij nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale.“- njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
