61-vjeçari i jep fund jetës me fostoksinë në Divjakë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Gusht 2024, 12:29
Një 61-vjeçar nga Divjaka i ka dhënë fund jetës, duke pirë fostoksinë. Sipas policisë, 61 vjeçari është dërguar menjëherë në spitalin e Lushnjës në gjendje të rëndë shëndetësore, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë.
“Në spitalin e Lushnjës, është paraqitur në gjendje të rëndë shëndetësore, shtetasi N. K., 61 vjeç, banues në fshatin Gradisht, Divjakë, i cili dyshohet se ka konsumuar fostoksinë. Pavarësisht ndihmës mjekësore, ky shtetas ka humbur jetën.”– njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

