Kuleba u kërkon aleatëve ofrimin e mbrojtjes ajrore të premtuar

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba tha sot se do t’u kërkonte aleatëve të përmbushin premtimet për sistemet e raketave të mbrojtjes ajrore për Ukrainën.

“Disa sisteme ‘Patriot’ u premtuan dhe nuk janë dorëzuan ende”, u tha Kuleba gazetarëve, ndërsa mbërriti në një takim të ministrave të Jashtëm të BE-së në Bruksel.

“Unë do t’u bëj thirrje të gjithë partnerëve që kanë bërë zotimet e tyre që përfundimisht t’i dorëzojnë këto sisteme”, theksoi ai.

Sistemet e mbrojtjes ajrore – të tilla si ”Patriot”-ët e përdorur gjerësisht, të prodhuara në SHBA ose sistemi italian SAMP/T – kanë qenë një përparësi kryesore për ndihmën ushtarake perëndimore për Ukrainën në muajt e fundit.

Disa vende kanë premtuar të furnizojnë Ukrainën me sisteme të tilla.

Por, Kuleba tha se kohët e pritjes midis njoftimit dhe dorëzimit janë “nganjëherë tepër të gjata”.

”Kjo dëmton planifikimin ushtarak ukrainas”, tha ai.

“Ju nuk mund të llogarisni se në çfarë mund të mbështeteni dhe në çfarë nuk mund të mbështeteni”, shtoi Kuleba.