LUFTA/ Shpërthime gjatë natës në Kiev, nuk raportohet për të lënduar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Gusht 2024, 08:25
Shpërthime u dëgjuan gjatë natës në Kiev. Lajmi u konfirmua nga një korrespondent i Rbc-Ukraine, sipas të cilit një dron sulmues rus po shkonte drejt kryeqytetit.
Shpërthimet ndodhën rreth orës 4:21 të mëngjesit me orën lokale. Në qytet ka më shumë se dy orë në fuqi alarmi ajror për shkak të rrezikut të një sulmi nga forcat ruse.
Sakaq, kryetari i bashkisë së Kievit, Vitaliy Klychko, raportoi në Telegram se mbeturinat nga një dron i rrëzuar gjatë natës ranë në një shesh lojrash në një zonë të banuar në lagjen Dnipro.
Kryebashkiaku shtoi se mbeturinat nga një dron tjetër dëmtuan xhamat e një apartamenti në katin e gjashtë të një pallati në lagjen Holosiiv. Për momentin nuk ka asnjë lajm për të lënduar apo viktima.

