TRONDITET SHKODRA/ Shpërthim me eksploziv, në shënjestër një agjensi funerali
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Gusht 2024, 07:19
Shpërthim me eksploziv në Shkodër. Ngjarja ndodhi gjatë orëve të para të mëngjesit, rreth orës 03:20, në lagjen “Skenderbeg”.
Shënjestër e sulmit u bë një agjensi funerale në pronësi të shtetases me inicialet F. F. Si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Informacion paraprak nga Policia Shkodër
Rreth orës 03:20, në lagjen “Skenderbeg”, në derën e një agjensie funerale në pronësi të shtetases F. F., është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse.
Si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

