Meçollari: Dikush t’i thotë Belinda Ballukut që të marri një avokat kur flet për mbetjet toksike! Autoriteti Portual Durrës është përgjegjës

Ministrja e Infratrukturës dhe Energjisë, njëherësh dhe zv.kryeministre Belinda Balluku në një dalje për mediat pas mbledhjes së qeverisë ka folur në lidhje me kthimin në Shqipëri të 816 tonëve mbetjeve toksike, të cilat kanë dalë nga Porti i Durrësit me destinacion Tajlandën, e më pas u rikthyen sërish në vendin tonë.

Balluku në fjalën e saj e ka hequr përgjegjësinë nga Porti i Durrësit, pasi sipas saj  me këtë proces është marrë koncesionari i huaj.

Autoriteti Portual i Durrësit nuk ka lidhje me këtë proces dhe janë procesuar nga koncensionarët e huaj” deklaroi sot Balluku në përfundim të mbledhjes së qeverisë.

Pas këtij reagimi të Ballukut, ish zv.komandanti i Forcave Detare, Artur Meçollari ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku shpjegon rregulloren miratuar nga Këshilli Drejtues i Autoritetit Portual Durrës për përpunimin e ngarkesave të rrezikshme në Portin e Durrësit.

Sipas Meçollarit, Kodi IMDG (Kodi Ndërkombëtar i Mallrave të Rrezikshme Detare) është i detyrueshëm sipas Konventës Ndërkombëtare për Sigurinë e Jetës në Det (SOLAS) dhe Konventës Ndërkombëtare për Parandalimin e Ndotjes nga Anijet (MARPOL) dhe në Portin e Durrësit, autoriteti i zbatimit të tij është Autoriteti Portual Durrës.

Dikush duhet ti thotë Zv/KM dhe Ministres përgjegjëse për Portin e Durrësit Znj. Belinda Balluku, që të marri një avokat kur flet për mbetjet toksike që kaluan nga Porti i Durrësit.

Këshilli Drejtues i Autoritetit Portual Durrës me vendimin nr. 16, datë 21 dhjetor 2021 ka miratuar rregulloren për përpunimin e ngarkesave të rrezikshme në Portin e Durrësit.

Kodi IMDG (Kodi Ndërkombëtar i Mallrave të Rrezikshme Detare) është i detyrueshëm sipas Konventës Ndërkombëtare për Sigurinë e Jetës në Det (SOLAS) dhe Konventës Ndërkombëtare për Parandalimin e Ndotjes nga Anijet (MARPOL).

Kodi IMDG është i detyrueshëm në Portin e Durrësit dhe autoriteti i zbatimit të tij është Autoriteti Portual Durrës (APD)” shpjegon ndër të tjera Meçollari.

Dikush duhet ti thotë Zv/KM dhe Ministres përgjegjëse për Portin e Durrësit Znj. Belinda Balluku, që të marri një avokat kur flet për mbetjet toksike që kaluan nga Porti i Durrësit.

Këshilli Drejtues i Autoritetit Portual Durrës me vendimin nr. 16, datë 21 dhjetor 2021 ka miratuar rregulloren për përpunimin e ngarkesave të rrezikshme në Portin e Durrësit.

Kodi IMDG (Kodi Ndërkombëtar i Mallrave të Rrezikshme Detare) është i detyrueshëm sipas Konventës Ndërkombëtare për Sigurinë e Jetës në Det (SOLAS) dhe Konventës Ndërkombëtare për Parandalimin e Ndotjes nga Anijet (MARPOL).

Kodi IMDG është i detyrueshëm në Portin e Durrësit dhe autoriteti i zbatimit të tij është Autoriteti Portual Durrës (APD).

Kodi IMDG është në fuqi në Portin e Durrësit pasi:

1) Shqipëria me ligji nr. 9594, datë 27.07.2006, ka aderuar në Konventën MARPOL.

2) Shqipëria me ligji nr. 9213, datë 1.4.2004, ka aderuar në Konventën  SOLAS.

Klasifikimi i substancave (NGARKESAVE TE RREZIKSHME) sipas kodit IMDG (International Maritime Dangerous Goods Code)

Klasa 1 –  Materialet dhe substancat shpërthyese.

Klasa 2 –  Gazet e presuara dhe gazet e lengshme  nën presion.

Klasa 3 –  Materialet e lëngëshme me rrezikshmeri të lartë ndezje.

Klasa 4 – Materialet solide të ndezëshme, materiale dhe substanca që  ndizen në mënyrë spontane ose me prekjen me të lehtë.

Klasa 5   – Materialet hidrokarbure dhe piroksidet organike.

Klasa 6    – Materialet toksike dhe ato infektuese.

Klasa 7 –    Materialet  radioaktive.

Klasa 8 –    Materialet  korrozive.

Klasa 9 – Materialet e rrezikshme që, nga përvoja, përdorimi  e karakteri i tyre, mund të paraqesin rrezikshmëri për mjedisin dhe qëniet e gjalla.

Më poshtë një brifing inmbajtur nga APD mbi zbatimin e Kodot IMGD.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i është përgjigjur Ballukut përmes një deklarate gjatë ditës së sotme (28 gusht).

Sipas Bardhit “prej kohës Porti i Durrësit është shndërruar në një han pa porta, që nuk kontrollohet nga autoritetet shtetërore, por nga krimi i organizuar”.

“Porti i Durrësit sipas “tortës Belinda” nuk ka asnjë përgjegjësi se çfarë hyn dhe çfarë del prej tij. Sipas Qeverisë kushdo me një vetëdeklarim, fut dhe nxjerr nga Porti i Durrësit çfarë të dëshirojë. Me pak fjalë, me vetëdeklarim kokaina mund të shënohet si miell; helmi mund të shënohet si bimë kurative; makina mund të shënohet si biçikletë; paratë e pista mund të shënohen si letra higjenike.

Në fakt prej kohës Porti i Durrësit është shëndërruar në një han pa porta, që nuk kontrollohet nga autoritetet shtetërore por nga krimi i organizuar. “Torta Belinda” e di më mirë se kushdo tjetër këtë, prandaj dhe nervozizmi, sulmi ndaj medias e opozitës dhe “faji i mbetur jetim” është e vetmja rrugë që i ka mbetur.

Afera e trafikut ndërkombëtar të mbetjeve të rrezikshme toksike nuk mund të realizohet kurrë pa mbështetjen, mosveprimin apo symbylljen e autoriteteve shtetërore. Edhe përgjegjësia, mosveprimi apo shkelja e ligjit nga entet private nënkupton mosveprim dhe mungesë mbikëqyrje nga autoritetet shtetërore që kanë lejuar abuzimin e privatit.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do të përdor të gjitha mekanizmat e kontrollit parlamentar për zbardhjen e plotë të kësaj çështje, duke siguruar qytetarët shqiptarë se nuk do të lejojë në asnjë rast, që për shkak të një qeverisje kriminale dhe të papërgjegjshme të Edi Ramës, Shqipëria të jetë në një rrezik permanent për shkak të sasive të konsiderueshme të mbetjeve të rrezikshme brenda territorit shqiptar”, deklaroi Bardhi.